Rritet numri i të vdekurve në Kharkiv

Bota

Rritet numri i të vdekurve në Kharkiv

Nga: A.SH Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:17
Dëmtimi nga predhat në Kharkiv të enjten

Siç kemi raportuar më herët, ka pasur disa granatime në qytetin verilindor të Kharkiv-it dhe tani kemi mësuar se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ai është rritur në shtatë civilë të vrarë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Guvernatori rajonal Oleh Synehubov tha gjithashtu se 17 persona, duke përfshirë një vajzë nëntë vjeçare, u plagosën në sulm.

"Granatimet u kryen nga sisteme raketash me shumë lëshime dhe artileri. Kjo tregon se armiku sërish po synon dhe terrorizon popullsinë civile në mënyrë të pabesë," tha ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Prandaj, po ju ju bëj thirrje: mos dilni jashtë nëse nuk keni vërtet nevojë, kushtojini vëmendje sirenave të sulmit ajror dhe strehohuni kur ato tingëllojnë.

"Më besoni, është shumë herët për t'u çlodhur. Forcat tona të armatosura e dinë se çfarë po bëjnë, duke e shtyrë armikun prapa. Por luftime të ashpra po vazhdojnë në veri dhe veri-lindje."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat