Rusia e vendos gazetarin hulumtues në listën e të kërkuarve

Bota

Rusia e vendos gazetarin hulumtues në listën e të kërkuarve

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 18:28
Andrei Soldatov

Gazetari hulumtues Andrei Soldatov, i njohur për mbulimin e agjencive ruse të sigurisë, thotë se autoritetet ruse e kanë vendosur atë në një listë të të kërkuarve dhe i kanë ngrirë llogaritë e tij bankare.

Soldatov, i cili bashkëthemeloi uebsajtin Agentura.ru, shkroi në Twitter: “E hëna ime: llogaritë e mia në bankat ruse janë bllokuar, plus unë jam vendosur në listën e të kërkuarve të Rusisë”.

Faqja e internetit e Ministrisë së Brendshme e listoi Soldatovin si të kërkuar sipas një neni të paspecifikuar të kodit penal.

Në një postim të veçantë në platformën e mesazheve Telegram, Soldatov shkroi se çështja kundër tij ishte ngritur në një mënyrë të ngjashme me atë të dy gazetarëve të akuzuar për përhapjen e “informacionit të rremë” në lidhje me fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat