Rusia voton largimin nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Bota

Rusia voton largimin nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Nga: A.M Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Parlamenti rus ka miratuar sot një palë projektligje që i japin fund juridiksionit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në vend, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Moska më herët njoftoi planet për të dalë nga gjykata ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, duke tejkaluar ditën e 100-të javën e kaluar.

Rusia ka miratuar dy projektligje: një që heq vendin nga juridiksioni i gjykatës dhe i dyti vendos 15 marsin si pikë kufitare.

Kjo do të thotë se vendimet kundër Rusisë të marra pas kësaj date nuk do të zbatohen.

Ankesat në GJEDNJ ishin bërë zgjidhja e fundit për paditësit në disa çështje të profilit të lartë që ishin refuzuar nga gjykatat ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat