Sipas mediave së shpejti kancelari Scholz udhëton për në Kiev

Bota

Sipas mediave së shpejti kancelari Scholz udhëton për në Kiev

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 07:05
Kancelari i Gjermanisë Scholz

Kancelari i Gjermanisë Scholz planifikon, sipas mediave, të udhëtojë për në Kiev përpara samitit të G7 në fund të qershorit. Në këtë udhëtim do të jenë edhe presidenti i Francës Macron dhe kryeministri i Italisë Draghi. 

Lidhur me planet e mundshme për një udhëtim të kancelarit drejt Kievit shkruan gazeta "Bild am Sonntag" duke iu referuar qarqeve qeveritare franceze dhe ukrainase. Sipas këtyre njoftimeve qeveritë në Paris dhe në Berlin prej kohësh janë duke biseduar për një vizitë në Kiev. Sipas informacioneve të kësaj gazete Macron fillimisht donte të përfundonin zgjedhjet parlamentare. Raundi i parë u zgjedhjeve në Francë zhvillohet këtë të dielë (12.06), ndërsa raundi i dytë pas një jave. Bëhet fjalë se ka qenë ideja e Francës që në këtë vizitë të jetë edhe kryeministri italian. Scholz, Macron dhe Draghi, po sipas gazetës, me këtë udhëtim synojnë të japin një shenjë të unitetit europian. Një zëdhënës qeveritar gjerman lidhur me këtë plan udhëtimi i tha agjencisë së lajmeve Reuters: "Ne nuk jemi në gjendje ta konfirmojmë këtë."

Që nga fillimi i luftës disa kryetarë shtetesh dhe qeverishë kanë vizituar Kievin për t'i shprehur solidaritetin këtij vendi të sulmuar nga Rusia. Si përfaqësues të qeverisë gjermane ndër të tjerë kanë qenë në Ukrainë ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, ministrja e Zhvillimit Svenja Schulze, ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach dhe ministri i Bujqësisë Cem Özdemir.

Prej javësh spekulohet, nëse dhe kur kancelari Scholz do të vizitojë Kievin. Në mes të prillit presidenti Frank-Walter kishte planifikuar ta vizitonte Ukrainën, por kjo u refuzua nga Kievi. Shumë politikanë gjermanë, kryesisht nga radhët e partisë socialdemokrate (SPD) u shprehën të irrituar nga ky reagim. Scholz pas kësaj tha, se ky refuzim është pengesë edhe për udhëtimin e tij në Ukrainë. Ndërkohë ky konflikt është tejkaluar. Së fundi Scholz tha, se do të shkojë në Kiev, kur do të duhet të bisedohet për gjëra konkrete./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat