BE e Norvegjia dakordohen ta rrisin furnizimin me gaz

Bota

BE e Norvegjia dakordohen ta rrisin furnizimin me gaz

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 21:22
Foto nga takimi

Bashkimi Evropian ra dakord të enjten me Norvegjinë, prodhuesin më të madh të gazit në Evropën Perëndimore, për të rritur furnizimet për të kompensuar mungesën e gazit norvegjez për anëtarët e BE-së, gjysma e të cilëve po përballen me ndërprerje të furnizimeve nga Rusia.

Brukseli tha sot se 12 shtete anëtare po përballeshin me mungesa pasi Rusia ndërpreu furnizimet përmes gazsjellësit Nord Stream 1.

Moska ka ndaluar më parë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Holandën, si dhe disa vende të tjera që kanë refuzuar të paguajnë në rubla sipas formulës së re të pagesës së Moskës.

Norvegjia ka rritur prodhimin e gazit për t'iu përgjigjur mungesave evropiane dhe pret rritje të shitjeve prej 8 për qind në 122 miliardë metra kub në vit. Kjo do të ishte 100 TWh shtesë dhe çdo prodhim shtesë ndoshta do të shkonte në BE.

BE mbulon një të pestën e nevojave të gazit nga Norvegjia, e cila është e vogël në krahasim me 40 për qind që importonte nga Rusia përpara agresionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

BE pret që kërkesa e saj totale për gaz të bjerë me 30 për qind deri në vitin 2030 për të përmbushur objektivat e saj klimatike dhe u bën thirrje vendeve anëtare të kalojnë në burimet e rinovuara dhe të kursejnë energjinë për të zëvendësuar gazin rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat