Një objekt kërkimor bërthamor është dëmtuar nga granatimet ruse

Bota

Një objekt kërkimor bërthamor është dëmtuar nga granatimet ruse

Nga: M.H. Më: 26 qershor 2022 Në ora: 00:18
Ukrainë

Një objekt kërkimor bërthamor në Ukrainë është dëmtuar nga granatimet ruse, tha Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor.

Sulmi dëmtoi disa nga ndërtesat dhe infrastrukturën e zonës, por nuk ndikoi në zonën ku ndodhet karburanti bërthamor, thuhet në një postim në internet, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Autoriteti shtoi se nivelet e rrezatimit në zonë kanë mbetur brenda kufijve normalë.

"Probabiliteti i dëmeve të reja ... që mund të ndikojë drejtpërdrejt në gjendjen e sigurisë bërthamore dhe rrezatuese, mbetet i lartë për shkak të granatimeve nga trupat ruse," tha ai.

Ndërtesa ndodhet brenda qytetit verilindor të Kharkiv, i cili pësoi bombardime të rënda në muajt e parë të luftës.

Javët e fundit është parë një qetësi relative, por kjo është thyer nga granatimet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat