Zelensky: Rreth 45 raketa godasin Ukrainën në 24 orët e fundit

Bota

Zelensky: Rreth 45 raketa godasin Ukrainën në 24 orët e fundit

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:35
Volodymyr Zelensky

Në një fjalim mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se një ditë më parë 45 raketa ruse goditën zona të gjera, duke përfshirë pjesën veriore, jugore dhe perëndimore të vendit, përcjell Bota sot.

Ai i përshkroi sulmet si të destinuara për "jo vetëm shkatërrimin e infrastrukturës sonë", por edhe si "presion shumë cinik, të llogaritur mbi emocionet e popullit tonë".

Ai gjithashtu u zotua të rifitojë të gjitha qytetet në rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk, duke përfshirë Severodonetsk, që janë marrë nga forcat ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat