​Tërmet në Iranin juglindor

Bota

​Tërmet në Iranin juglindor

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Një tërmet me fuqi 5.4 ballë të Rihterit ka tronditur provincën Kerman në Iranin juglindor.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Raver.

Tërmeti u regjistrua në orën 17:37 me orën lokale. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Nuk ka ende informacione për viktima apo dëme të mundshme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat