Zbardhet telefonata e nervozuar Putin – Macron 4 ditë para nisjes së luftës

Bota

Zbardhet telefonata e nervozuar Putin – Macron 4 ditë para nisjes së luftës

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 22:51
Putin dhe Macron

Pak ditë para sulmit rus në Ukrainë, tensioni mes Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron ishte i dukshëm. Këtë e dëshmon zbardhja e një transkripti të negociatave mes dy liderëve gjatë një bisede telefonike. Presidenti francez përpiqet më kot të shtyjë drejt një de-përshkallëzimi dhe i propozon Putinit një takim me Biden.

Të jem i sinqertë, doja të shkoja të luaja hokej, po flas me ty nga palestra, duhet të filloj disa ushtrime, por fillimisht do të thërras këshilltarët e mi”, – ishte përgjigja e Putinit që dukshëm është një tallje.

4 ditë më vonë, më 24 shkurt ai nisi pushtimin e territorit ukrainas.

Transkripti i bisedës telefonike 9-minutëshe, një nga të shumtat mes Macron dhe Putin para shpërthimit të armiqësisë është pjesë e një dokumentari televiziv që do të transmetohet të enjten e ardhshme në televizionin publik France 2.

Bisedë mes dy krerëve të shtetit u zhvillua më 20 shkurt. Në qendër të diskutimit ishte marrëveshja e Minskut, e nënshkruar mes Kievit dhe separatistëve prorusë në kryeqytetin e Bjellorusisë, pas pushtimit rus të Krimesë dhe përplasjeve në Donbas. Marrëveshjet u nënshkruan në shtator 2014 dhe shkurt 2015 në prani të përfaqësuesve të OSBE-së, Rusisë dhe disa vendeve perëndimore.

“Ju dhe kancelari Scholz më keni thënë se Zelensky është gati të bëjë një gjest. Se ai kishte një projektligj të gatshëm për të zbatuar marrëveshjet e Minskut… në fakt, kolegu ynë i dashur z. Zelensky nuk bën asgjë. Ai të gënjen” – akuzon Putin në atë telefonatë duke shtuar: “Ju thoni se duhet të rishikojmë marrëveshjet e Minskut”.

Akuzës së Putinit, presidenti francez i përgjigjet: “Kurrë nuk e kam thënë këtë Vladimir. Kam thënë se duhen zbatuar, se duhen respektuar dhe nuk kam të njëjtin lexim si ju ditëve të fundit”.

Më pas diskutimi ndizet mbi “separatistët”, të pa legjitimuar nga Macron për të “bërë propozime për ligjet e Ukrainës”.

Nuk e di ku e ka mësuar ligjin juristi juaj ekspert” – thotë presidenti francez.

Putin nervozohet dhe drejton gishtin nga Kievi: “Ata nuk kanë një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata morën pushtetin me një grusht shteti. Kishte njerëz të djegur të gjallë, ishte një gjakderdhje dhe Zelensky është një nga ata që janë përgjegjës”.

Macron në këtë pikë e mbyll fjalimin: “Nuk na interesojnë propozimet e separatistëve”.

Putini përgjigjet: “Më dëgjoni me kujdes. A më dëgjoni? Po jua përsëris. Ata që ju i quani separatistë reaguan ndaj propozimeve të autoriteteve ukrainase. Më pas, përgjigjet e tyre nuk u ndoqën”.

Faleminderit gjithsesi Vladimir, nëse ka diçka më telefononi”, – rekomandon Macron mbylljen e bisedës. Për të cilën Putini përgjigjet përzemërsisht në frëngjisht: “Je vous remercie Monsieur le président”. (Faleminderit zoti President!)./lapsi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat