Ukrainasit përdorën sistemin raketor amerikan HIMARS, sulmuan bazën ushtarake – vriten dhjetëra ushtarë rusë

Bota

Ukrainasit përdorën sistemin raketor amerikan HIMARS, sulmuan bazën ushtarake – vriten dhjetëra ushtarë rusë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 19:33
Ukrainë

Dhjetëra ushtarë rusë humbën jetën gjatë një sulmi të ushtrisë ukrainase.

Bëhet fjalë për një bazë të modifikuar të ushtrisë ruse, e cila u godit nga sistemi artilerik me rreze të mesme të veprimi, që Shtetet e Bashkuara ia dhuruan Kievit për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

Ukraina ka njoftuar se është goditur një shkollë, që forcat ruse e përdornin në atë rajon si bazë ushtarake.

Ishin ushtarët e njësisë 20-të, të forcave ruse që fillimisht ishin stacionuar në Voronez.

“I gjithë personeli i stacionuar në qendrën komanduese është demilitarizuar – mbi 40 ushtarë rusë janë vrarë”, thuhet në një kumtesë të ushtrisë ukrainase.

Edhe Rusia ka pranuar se është kryer sulmi me HIMARS-in amerikan.

Në anën tjetër forcat ukrainase kanë filluar t’i përdorin në masë të madhe sistemet raketore, që Shtetet e Bashkuara ia dorëzuan pas kërkesave të shumta për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

Kjo edhe është arsyeja se pse pikërisht është kërkuar HIMARS që ka një precizitet të paparë, e për t’i përdorur këto sisteme raketore, pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë trajnuar jashtë vendit dhe më pas janë rikthyer për t’i përdorur.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet sesi një HIMARS shkrep raketat duke goditur objektivat ruse në Ukrainë. E pas HIMARS-it, në Ukrainë pritet të arrijnë edhe sistemet raketore të Britanisë të njohura si M270 MLRS. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat