Sulmi në Kremenchuk/ Deputetja ukrainase: Edhe një akt tjetër terrorizmi

Bota

Sulmi në Kremenchuk/ Deputetja ukrainase: Edhe një akt tjetër terrorizmi

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 19:59
Sulmi në Kremenchuk

Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko thotë se një sulm me raketa në një qendër tregtare në Kremenchuk është "një akt tjetër terrorizmi që ka kryer Rusia".

Ajo i tha BBC-së se nuk kishte "asnjë objekt ushtarak" pranë zonës së shënjestruar nga granatimet, duke shtuar se ishte një "sulm i hapur ndaj popullatës civile", përcjell Bota sot.

Vasylenko thotë se një linjë ndihme është ngritur në stacionin e policisë lokale për të ndihmuar njerëzit të identifikojnë ata që mund të kenë qenë në qendrën tregtare në kohën e shpërthimit.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se "mbi një mijë civilë" ishin në qendër tregtare kur raketat goditën qytetin.

Vasylenko thotë se zyrtarët ukrainas do të kenë një pamje më të mirë të numrit të viktimave deri nesër në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat