Medvedev: Sanksionet perëndimore janë agresion dhe mund të justifikojnë luftën

Bota

Medvedev: Sanksionet perëndimore janë agresion dhe mund të justifikojnë luftën

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:41
Dmitiry Medvedev

Sanksionet kundër Rusisë mund të shihen si akte agresioni dhe një justifikim për luftën, sipas Dmitiry Medvedev, zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, përcjell Bota sot.

"Në rrethana të caktuara, masa të tilla armiqësore mund të kualifikohen gjithashtu si një akt agresioni ndërkombëtar", thotë Medvedev, një ish-president rus, i cili i quajti sanksionet një "praktikë të çuditshme dhe cinike".

Vendet perëndimore kanë vënë në shënjestër individë të pasur, banka, biznese dhe ndërmarrje shtetërore me sanksione që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt.

Në fillim të këtij muaji, Vladimir Putin i quajti sanksionet "të çmendura dhe të pamenduara" dhe një "Blitzkrieg ekonomik kundër Rusisë" që nuk kishte asnjë shans për të pasur sukses dhe që do të ishte më e dëmshme për ata që i vendosnin ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat