Pesë të vdekur e dhjetëra të lënduar nga tërmeti që goditi Iranin

Bota

Pesë të vdekur e dhjetëra të lënduar nga tërmeti që goditi Iranin

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas të paktën tre tërmeteve me magnitudë prej më shumë se gjashtë ballësh që goditën provincën Hormozgan në Iranin jugor.

Dy nga goditjet më të forta u regjistruan me magnitudë 6.3, por ai që shkaktoi të gjitha viktimat mendohet të jetë një tërmet fillestar me magnitudë 6.1 ballë në një thellësi prej rreth 10 km nën sipërfaqe, që goditi në orët e para të së shtunës.

“Të gjitha viktimat vdiqën në tërmetin e parë dhe askush nuk u dëmtua në dy tërmetet e ardhshme të rënda pasi njerëzit ishin tashmë jashtë shtëpive të tyre”, citohet të ketë thënë zyrtari lokal Foad Moradzadeh nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Të paktën 30 pasgoditje u ndjenë në fshatra dhe qytete pranë Bandar Abbas, thanë zyrtarët lokalë, duke shtuar se lëkundjet u ndjenë edhe në vendet fqinje.

Tërmetet bënë që mijëra njerëz të kalojnë në rrugë pjesën tjetër të natës. Shumë njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në tendat që autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës kanë ngritur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat