Ia kishin mësyrë platformës së madhe të gazit, forcat izraelite rrëzojnë tre dronët e Hezbollahut

Bota

Ia kishin mësyrë platformës së madhe të gazit, forcat izraelite rrëzojnë tre dronët e Hezbollahut

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se kanë rrëzuar tre dronë të Hezbollahut, që ishin nisur drejt platformës së madhe të gazit në një zonë të diskutueshme të Mesdheut, shkruan BBC.

Zyrtarët ushtarakë thanë se dronët ishin lansuar nga Libani, dhe u rrëzuan nga aeroplanët luftarakë izraelit dhe raketat e lansuara nga luftanijet.

Tensionet mes Izraelit dhe Libanit u rritën mbi pronësinë e platformës së gazit në Karish. E i dërguari i SHBA-ve për Energjinë, Amos Hochstein po ndërmjetëson midis dy vendeve për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë.

Në anën tjetër, Hezbollahu ka bërë të ditur se kishte për cak platformën e gazit.

“Misioni është kryer dhe mesazhi është dërguar”, thuhet në kumtesën e Hezbollahut që mori përsipër përgjegjësinë për sulmet me dronë.

Javën e kaluar, lideri i këtij grupi Hassan Nasrallah, kërcënoi se do të përdorin forcën për të parandaluar Izraelin që të operojë në këtë platformë gazi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat