Ukraina thotë se beteja për Donbasin nuk ka përfunduar ende, publikon të dhënat e fundit rreth humbjeve ruse

Bota

Ukraina thotë se beteja për Donbasin nuk ka përfunduar ende, publikon të dhënat e fundit rreth humbjeve ruse

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 22:20
Ukrainë

Yuriy Sak, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës, tha më herët për BBC se qyteti lindor i Lysychansk nuk është nën “kontrollin e plotë” të Rusisë.

Një deklaratë e tillë vjen në kohën kur Moska tha këtë mëngjes se zona, qyteti i fundit i madh i mbajtur nga ukrainas në rajonin e Luhansk, ishte “çliruar”.

Sak i tha transmetuesit se nuk është kështu, por edhe nëse Rusia do të merrte kontrollin e rajonit të Donbasit, nuk do të ishte “loja e përfunduar” për Ukrainën.

Ai theksoi: “Këto janë qytete që për dy ditët e fundit kanë qenë objektiva të sulmeve të rënda me raketa dhe granatimeve”.

“Por beteja për Donbasin nuk ka përfunduar ende”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, po sipas autoriteteve ukrainase, Rusia ka humbur gjithsej 35,970 trupa që nga fillimi i luftës me Ukrainën, sipas vlerësimeve të fundit të Kievit.

Forcat e armatosura të Ukrainës nxjerrin vlerësime të rregullta për humbjet ruse në luftë, e cila ka vazhduar për 130 ditë.

Ata gjithashtu thonë se 1,584 tanke ruse janë shkatërruar që nga 24 shkurti.

Megjithatë, vlen të përmendet se këto vlerësime janë vazhdimisht shumë më të larta se ato të publikuara nga Rusia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat