Forcat ruse marrin nën kontroll rajonin e Luhanskut

Bota

Forcat ruse marrin nën kontroll rajonin e Luhanskut

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Rusia tha se kishte marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor ukrainas të Luhansk të dielën pasi pushtoi bastionin e fundit ukrainas të Lysychansk.

Marrja nën kontroll e këtij rajoni, është një fitore politike për Kremlinin dhe e zhvendos fokusin e fushëbetejës në rajonin fqinj të Donjeckut, ku Kievi ende kontrollon pjesë të territorit, shkruan Reuters.

Moska thotë se po pushton rajonin e Luhanskut për t’ia dhënë atë Republikës Popullore të Luhanskut të vetëshpallur të mbështetur nga Rusia, pavarësinë e së cilës e njohu në prag të luftës.

Komanda ushtarake e Ukrainës tha se forcat e saj ishin detyruar të tërhiqeshin nga qyteti.

“Vazhdimi i mbrojtjes së qytetit do të çonte në pasoja fatale. Për të ruajtur jetën e luftëtarëve ukrainas, u mor një vendim për t’u tërhequr,” u shpreh komanda përmes një deklarate. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat