Edhe një milioner rus gjendet i vdekur në vilën e tij luskzoe në Shën Petersburg

Bota

Edhe një milioner rus gjendet i vdekur në vilën e tij luskzoe në Shën Petersburg

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:13
Yuri Voronov, 61-vjeç

Një milioner rus është qëlluar për vdekje në vilën e tij dhe është viktima e fundit e elitës ruse, që kanë të bëjnë me Gazpromin që muajve të fundit po vdesin në rrethana misterioze.

Yuri Voronov, 61-vjeç, kreu i logjistikës së kompanisë ruse që lidhte kontrata me Gazpromin e Putinit në Arktik, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij luksoze në periferi të Shën Petersburgut.

Voronov është gjetur duke “notuar” në pishinë me plagë të armës në kokë, dhe një revole u gjet afër tij.

Ai është viktima e fundit e pasanikëve rusë që po vdesin në rrethana misterioze, që nga fillimi i vitit e në veçanti që kanë lidhje me Gazpromin.

Zyra e hetimeve në Rusi vdekjen e Voronovit po ia “atribuon” një mosmarrëveshjeje, që mund të ketë pasur i ndjeri me partnerët e tij të punës.

Në anën tjetër, gruaja e tij u tha hetuesve se Voronov besohet se është “nxjerrë nga loja” për shkak të shumave të majme të parave.

Kujtojmë se që nga pushtimi rus në Ukrainë, shumë pasanikë rusë që synonin të largoheshin nga Rusia për shkak të sanksioneve të perëndimit, po vdesin në rrethana misterioze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat