Manjati rus me lidhje me ‘Gazprom’ gjendet i pajetë në pishinë me një plumb në kokë!

Bota

Manjati rus me lidhje me ‘Gazprom’ gjendet i pajetë në pishinë me një plumb në kokë!

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 20:24
Manjati rus Yuri Voronov

Manjati rus Yuri Voronov, kreu i një kompania logjistrike që ka kontrata të rëndësishme me “Gazprom” në Arktik është gjetur i vdekur në pishinë. Sipas raportimeve, Voronov u gjet pa shenja jete pasi kishte marrë një plumb në kokë, në vilën e tij në Shën Petersburg.

Në zonën e pishinës u gjet një armë, ndërsa në fund të pishinës u gjetën disa plumba. Voronov është multimilioneri i gjashtë rus me lidhje me “Gazprom” që vdes në mënyrë misterioze që nga fillimi i vitit.

Sipas komisionit hetimor kompetent, vdekja e 61-vjeçarit vjen si pasojë e “marrëveshjeve me partnerët e biznesit”. Gruaja e tij u tha inspektorëve se Voronov besonte se ai ishte viktimë e një mashtrimi që përfshinte kontraktorë mashtrues dhe profesionistë të tjerë.

Megjithatë, shumë kanë spekuluar se numri i lartë i vdekjeve në zonat e pasura të Shën Petersburgut është për shkak të vrasjeve, të cilat megjithatë janë inskenuar për t’u dukur si vetëvrasje.

Shkurtin e kaluar, zyrtari i lartë i financave dhe sigurisë i “Gazprom”, Alexander Tyulakov, 61 vjeç, u gjet i varur në rezidencën e tij. Policia njoftoi se ai ka kryer vetëvrasje. Por mediat lokale raportuan se trupi kishte shenja rrahjeje, gjë që tregon se vetëvrasja ishte e inskenuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat