Ish-presidenti i Rusisë përmend luftën bërthamore nëse Moska ndëshkohet nga ICC

Bota

Ish-presidenti i Rusisë përmend luftën bërthamore nëse Moska ndëshkohet nga ICC

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 23:09
Dmitry Medvedev

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev përmendi të mërkurën mundësinë e një lufte bërthamore nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) vendos të ndëshkojë Moskën për krime të dyshuara në Ukrainë.

“Ideja për të ndëshkuar një vend që ka arsenalin më të madh bërthamor është absurde në vetvete”, ka thënë Medvedev, një aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin.

“Dhe potencialisht krijon një kërcënim për ekzistencën e njerëzimit”, ka vazhduar ai.

Medvedev, i cili ishte presidenti i Putinit midis 2008 dhe 2012, tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë.

Që kur Putin dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt, Medvedev ka përdorur rregullisht rrjetet sociale për të sulmuar Perëndimin dhe ata që kritikojnë Moskën.

Muajin e kaluar, ai i quajti ata që “urrejnë” Rusinë “të degjeneruar” dhe u zotua se do të punonte për t’i “zhdukur”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat