Drejtuesit e shërbimeve intelegjente MI5 dhe FBI paralajmërojnë për një kërcënim të madh spiunimi nga Kina

Bota

Drejtuesit e shërbimeve intelegjente MI5 dhe FBI paralajmërojnë për një kërcënim të madh spiunimi nga Kina

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 23:10
Foto nga konfernca

Krerët e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar për një kërcënim të madh spiunimi që vjen nga Kina.

Gjatë një konference të përbashkët në Londër, shefi i Byros Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray tha se regjimi kinez është “kërcënimi më i madh për sigurinë”, e cila kishte ndërhyrë edhe në politikë.

Kurse kreu i kundër-zbulimit britanik (MI5), Ken McCallum tha se agjencia që ai drejton ka dyfishuar punën kundër aktiviteteve kineze në tre vitete fundit, për t’u intensifikuar edhe më shumë.

“MI5 tani po kryen shtatë herë më shumë hetime në lidhje me aktivitetet e Partisë Komuniste Kineze krahasuar me vitin 2018”, tha McCallum.

Wray i FBI-së paralajmëroi se nëse Kina do ta okuponte me forcë Tajvanin, kjo do të “përfaqësonte një nga kufizimet më të tmerrshme të aktiviteteve tregtare që bota ka parë ndonjëherë”.

Po ashtu, ai paralajmëroi audiencën – e cila përfshinte shefa ekzekutivë të bizneseve dhe figura të larta nga universitetet – se qeveria kineze është “e vendosur që të vjedh teknologjinë”, duke përdorur një sërë mjetesh.

Wray përmendi raste në të cilat njerëzit e lidhur me kompanitë kineze në Amerikën rurale kishin mbledhur fara të modifikuara gjenetikisht, të cilat do t’u kishin kushtuar miliarda dollarë dhe gati një dekadë për t’u zhvilluar.

Ai gjithashtu tha se Kina ka vendosur spiunazh kibernetik për të “mashtruar dhe vjedhur në një shkallë masive”, me anë të një programi të madh hakimi.

Kurse kreu i MI5-së theksoi se shërbimet inteligjente rreth kërcënimeve kibernetike ishte shpërndarë me 37 vende dhe se në muajin maj ishte parandaluar një kërcënim i sofistikuar kundër hapësirës ajrore.

McCallum tregoi gjithashtu një seri shembujsh të lidhur me Kinën. Këtu përfshihej një ekspert britanik i aviacionit, i cili kishte marrë një qasje në internet dhe i ishte ofruar një mundësi tërheqëse punësimi. Ai udhëtoi në Kinë dy herë për të “pirë dhe ngrënë” përpara se t’i kërkohej informacioni teknik për aeroplanët ushtarakë nga një kompani që në fakt ishte një front për oficerët e inteligjencës kineze.

“Kjo është ajo ku ne kemi ndërhyrë”, tha McCallum.

Ai po ashtu tregoi se një firmë inxhinierike ishte kontaktuar nga një kompani kineze, e cila çoi në marrjen e teknologjisë së saj përpara se marrëveshja të anulohej më pas, duke e detyruar kompaninë Smith’s Harlow, të hynte në administrim në vitin 2020.

McCallum vuri në dukje alarmin për ndërhyrje të lëshuar nga Parlamenti për aktivitetet e Christine Lee. Ai tha se këto lloj operacionesh synonin të përforconin zërat dhe të heshtnin ata që vënë në dyshim autoritetin e Partisë Komuniste.

“Kjo duhet të sfidohet,” tha kreu i MI5.

Në SHBA, drejtori i FBI-së tha se qeveria kineze kishte ndërhyrë drejtpërdrejt në zgjedhjet e Kongresit në New York të mbajtura këtë vit, sepse ata nuk donin që të zgjidhej një kandidat që ishte kritik dhe ish-protestues në sheshin Tiananmen.

Ata e kishin bërë këtë, tha ai, duke punësuar një hetues privat për të zbuluar informacione nënçmuese. Kur ata nuk mundën të gjenin asgjë, ai tha se kishte pasur një përpjekje për të krijuar një polemikë duke përdorur një punëtore seksi përpara se të sugjeronte të organizohej një aksident me makinë.

Wray tha se Kina po nxirrte “të gjitha llojet e mësimeve” nga konflikti në Ukrainë. Kjo përfshinte përpjekjen për t’u izoluar nga çdo sanksion i ardhshëm i llojit që ka goditur Rusinë.

“Nëse Kina do të pushtonte Tajvanin, përçarja ekonomike do të ishte shumë më e madhe se ajo e parë këtë vit, me investimet perëndimore në Kinë duke u bërë ‘peng’ dhe ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit”, tha Wray.

“Nuk kam asnjë arsye të mendoj se interesi i tyre për Tajvanin është ulur në një mënyrë”, u tha drejtori i FBI-së gazetarëve pas fjalimit.

Shefi i MI5-së tha se legjislacioni i ri do të ndihmonte për t’u përballur me kërcënimin, por Britania e Madhe duhej gjithashtu të bëhej një “objektiv më i vështirë” duke siguruar që të gjitha pjesët e shoqërisë të ishin më të vetëdijshme për rreziqet.

Në fund, ai tha se reforma e sistemit të vizave kishte prekur mbi 50 studentë të lidhur me ushtrinë kineze, për t’u larguar Britania e Madhe.

“Kina ka llogaritur për një kohë shumë të gjatë që Britania e Madhe të jetë prioriteti i dytë nga të gjithë. Ata nuk po fluturojnë më nën radar”, përfundoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat