Zelensky: Artileria perëndimore po kryen punë ashtu siç duhet

Bota

Zelensky: Artileria perëndimore po kryen punë ashtu siç duhet

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 00:44
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se artileria perëndimore që shteti i tij ka marrë ka nisur të kryej punën “fuqishëm”.

Këto deklarata, Zelensky i bëri gjatë fjalimit të tij përmes video-mesazhit të kësaj nate, ku tha se saktësia e armëve ishte pikërisht ashtu siç pritej.

“Mbrojtësit tanë bëjnë goditje shumë të dukshme në depo dhe pika të tjera të rëndësishme për logjistikën e pushtuesve. Dhe kjo zvogëlon ndjeshëm potencialin sulmues të ushtrisë ruse. Humbjet e pushtuesve do të rriten vetëm çdo javë, si dhe vështirësia e furnizimit të tyre”, është shprehur Zelensky, shkruan CNN.

Kujtojmë se më herët, Zelensky u ankua se një sulm raketor rus shkatërroi një universitet në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat