Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Iranin

Bota

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Iranin

Nga: A.SH Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:23
Vladimir Putin

Kremlini ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Iranin javën e ardhshme.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putin do të udhëtojë në Teheran të martën e ardhshme për të marrë pjesë në një takim trepalësh me liderët e Iranit dhe Turqisë, i ashtuquajturi formati i takimeve të Astanës për bisedimet lidhur me Sirinë.

Peskov u tha gazetarëve se gjatë vizitës, Putin do të ketë gjithashtu një takim të veçantë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat