Putin çalon, krahu i djathtë i shtangur, publikohet videoja e fundit e tij nga Irani

Bota

Putin çalon, krahu i djathtë i shtangur, publikohet videoja e fundit e tij nga Irani

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 18:31
Vladimir Putin

Vladimir Putin nuk ishte në formën e tij fizike më të mirë gjatë vizitës në Teheran. Kështu raporton tabloidi britanik The Sun ndërsa ka publikuar edhe pamje nga momenti kur lideri rus zbret nga aeroplani.

Britanikja The Sun ka analizuar lëvizjet e kreut të Kremlinit përgjatë tapetit të kuq ndërsa krahu i tij i djathtë varet në mënyrë të pakontrollouar. Putin duket edhe sikur çalon teksa ecën, pasi ka zbritur shkallët e avionit presidencial.

Ai në një moment bëri me dorë nga njerëzit e mbledhur përpara se të futej në autokolonën presidenciale për të vazhduar rrugën për në qytet.

Putin, i cili thuhet se vuan nga sëmundja e Parkinsonit ose nga kanceri në fazë terminale dhe Khamenei pritet të diskutojnë planet e luftës dhe shkëmbimet e armëve në fushatën e tyre të koordinuar kundër Perëndimit.

Ky është udhëtimi i parë i Putinit jashtë kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt. Khamenei, armiku i betuar i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Izraelit është një nga pak liderët botërorë që ende janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Putinin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat