Zbulohet marrëveshja Putin-Kim Jong Un

Bota

Zbulohet marrëveshja Putin-Kim Jong Un

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 07:12
Putin-Kim Jong Un

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Koreja e Veriut ka arritur një marrëveshje me shtetin rus për t’i ofruar ndihmë me trupa ushtarake dhe të marrë në këmbim  mbështetje ekonomike për krizën e bukës që po kalon vendi.

Koreja e Veriut ka ofruar të dërgojë 100,000 ushtarë për të forcuar përpjekjen e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Marrëveshja është bërë me dije nga eksperti rus i mbrojtjes Igor Korotchenko.

“Ka raporte se 100,000 vullnetarë koreano-veriorë janë të përgatitur të vijnë dhe të marrin pjesë në konflikt”, citohet të ketë thënë Korotchenko në Channel One rus, shkruan New York Post.

“Nëse Koreja e Veriut shpreh dëshirën për të përmbushur detyrën e saj ndërkombëtare për të luftuar kundër fashizmit ukrainas, ne duhet ta lejojmë atë”, tha Korotchenko.

Me sa duket, vlerëson NYP, nuk është marrë parasysh se çfarë përbën një forcë “vullnetare” në një shtet autoritar siç është Koreja e Veriut.

Në këmbim, thekson Mirror, shteti në vështirësi ekonomike do të merrte drithëra dhe energji elektrike.

Pretendimi për ndihmën e Koresë së Veriut vjen pasi disa “shtete satelit të Rusisë” po ofrojnë të ashtuquajturat forca “vullnetare”, një shenjë që disa analistë të inteligjencës perëndimore e kanë marrë si një tregues se Vladimir Putinit i mungon kapitali politik për të urdhëruar një mobilizim masiv brenda Rusisë.

Madje, vetëm muajin e kaluar, spiunazhi i Mbretërisë së Bashkuar Richard Moore tha se besonte se “asetet luftarake” të Rusisë ishin “gati të mbaronin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat