Rusia do të vendos mina për të penguar lirinë e lëvizjes përgjatë linjave të saj mbrojtëse në Donetsk dhe Kramatorsk

Bota

Rusia do të vendos mina për të penguar lirinë e lëvizjes përgjatë linjave të saj mbrojtëse në Donetsk dhe Kramatorsk

Nga: H.O. Më: 8 gusht 2022 Në ora: 08:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka shumë të ngjarë që Rusia të vendosë mina kundër personelit për të mbrojtur dhe penguar lirinë e lëvizjes përgjatë linjave të saj mbrojtëse në Donetsk dhe Kramatorsk në rajonin Donbas të Ukrainës Lindore, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

Minat PFM-1 dhe PFM-1S, të njohura gjithashtu si "mina fluturash", kanë potencialin për të shkaktuar viktima të gjera si në ushtri ashtu edhe në popullatën civile lokale.

Ministria i quan minat PFM-1 "armë thellësisht të diskutueshme dhe pa dallim", duke vënë në dukje ndikimin shkatërrues që minat patën në luftën sovjeto-afgane.

Aty dyshohet se gjymtuan një numër fëmijësh që i ngatërruan me lodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat