​Dalin pamjet satelitore, baza ajrore e Krimesë është dëmtuar rëndë

Bota

​Dalin pamjet satelitore, baza ajrore e Krimesë është dëmtuar rëndë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Pamjet satelitore tregojnë dëme të mëdha dhe disa avionë luftarakë rusë të shkatërruar në një bazë ajrore në Krime pas shpërthimeve në fillim të kësaj jave.

Baza e Saky në perëndim të Krimesë së okupuar nga Rusia u trondit nga një varg shpërthimesh të martën, duke vrarë një person.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë – por BB raporton se këto prova të reja sugjerojnë mundësinë e një sulmi të mirë organizuar.

Pamjet që vijnë nga Planet Labs me bazë në SHBA, tregojnë zona të mëdha të tokës së djegur të mbetura nga zjarret që shpërthyen.

Pamjet para dhe pas nga Planet Labs, që monitorojnë qindra burime satelitore mbi Ukrainë, janë konfirmimi i parë i pavarur se baza mund të jetë dëmtuar. Deri më tani, dëmet e këtyre shpërthimeve nuk janë bërë të ditura. 

Por ende nuk është e qartë se si është dëmtuar baza apo nga çfarë.

Rusia këmbëngul se shpërthimet u shkaktuan nga municionet në një depo për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë nga zjarri.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë – dhe ministri i saj i mbrojtjes sugjeroi se fajin mund ta kenë ushtarët e pakujdesshëm rusë.

"Unë mendoj se ushtarët rusë në këtë bazë ajrore shkelën rregullin shumë të njohur: mos pini duhan në vende të rrezikshme. Kjo është”, tha Oleksiy Reznikov

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rreth një duzinë avionësh luftarakë rusë u shkatërruan, megjithëse Rusia mohoi që ndonjë avion të ishte dëmtuar. 

Megjithatë këto imazhe të reja sugjerojnë se ajo çfarë pretnedon pala ruse nuk është e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat