"Kuzhinieri i Putinit" raportohet se po rekruton mercenarë nga burgjet

Bota

"Kuzhinieri i Putinit" raportohet se po rekruton mercenarë nga burgjet

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:40
Yevgeny Prigozhin dhe Vladimir Putin

Një biznesmen, i njohur si “Kuzhinieri i Putinit”, është bërë i etur për gjak, sipas një aktivisteje të njohur ruse për të drejtat e të burgosurve.

Olga Romanova, udhëheqëse e organizatës joqeveritare “Rusia prapa grilave”, ka thënë se ka parë raporte nga të burgosur të besueshëm në të paktën tri burgje.

Ata thonë se biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, i kishte vizituar ato personalisht për të rekrutuar të dënuarit, si mercenarë për të luftuar në Ukrainë.

Prigozhinin shpesh e lidhin me Grupin Wagner, një organizatë e errët paramilitare mercenarësh, si dhe me kompani hotelerie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat