Dramë në qiell, pasagjeri tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit – rrëfen ngjarjen britanikja që ishte për pushime në Qipro

Bota

Dramë në qiell, pasagjeri tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit – rrëfen ngjarjen britanikja që ishte për pushime në Qipro

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Mel Brown e cila po udhëtonte me aeroplan për në Mançester pasi kishte shkuar për pushime në Qipro, ka përjetuar dramën e vërtetë brenda fluturakes.

Kjo nënë e frikësuar tha se ka menduar se do të vdesë kur një pasagjer tentoi të hap derën e aeroplanit – duke bërtitur se do t’i sheh të gjithë në parajsë.

Brown thotë se është frikësuar për jetët e familjarëve, kur një pasagjer filloi të shfaqet agresiv dhe t’i kërcënojë të gjithë derisa po kthehej nga pushimet.

Kjo nënë e dy fëmijëve mbrëmë është kthyer në Mançester, pasi pushimet i kaloi në Qipro, kur gjatë udhëtimit të saj ndodhi një incident.

Mel shpjegoi se si një pasagjer që dukej i dehur – ishte i shqetësuar dhe tentoi të hap derën për raste emergjente.

Ajo tha se ai filloi të lutet në dysheme dhe të njëjtën gjë ua kërkonte edhe pasagjerëve tjerë që ta bëjnë.

Aty shpërtheu kaosi derisa pasagjerët e kapluar nga paniku vraponin në pjesën e pasme të aeroplanit, morën fëmijët e tyre dhe bërtisnin “ndihmë, do të vdesim”.

Në ato momente dramatike, 32-vjeçarja mendoi se e tërë familja e saj është në rrezik. Për fat të mirë, disa pasagjerë shumë të guximshëm, përfshirë dy policë që nuk ishin në detyrë, arritën ta “neutralizojnë” pasagjerin që krijonte probleme.

Piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente në Zagreb të Kroacisë, nga ku është nxjerri burri që e priste policia lokale.

“Mendova se do të vdesë dhe kurrë më nuk do ta shoh familjen dhe fëmijët. Nuk jam e vetmja që e ka menduar këtë. Ka qenë e tmerrshme, ka pasur shumë gra që bërtisnin dhe kërkonin ndihmë”, tha ajo për fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat