Çaktivizohet “letër-bomba” në ambasadën amerikane në Madrid

Bota

Çaktivizohet “letër-bomba” në ambasadën amerikane në Madrid

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 20:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot pasdite u raportuar për një “letër-bombë” në ambasadën amerikane në Madrid.

Autoritetet spanjolle tani kanë konfirmuar se ekspertët e asgjësimit të bombave kanë çaktivizuar “letër bombën” – pajisja e gjashtë e tillë që u dërgohet objektivave në Spanjë.

Një punëtor u plagos dje në ambasadën e Ukrainës në Madrid, kur ai kishte marrë një letër që përmbante një mjet të vogël shpërthyes, raporton skynews.

Që atëherë, letra të ngjashme i janë dërguar ministrisë së mbrojtjes, një baze të forcave ajrore dhe një prodhuesi armësh.

Një paketë iu dërgua gjithashtu kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez më 24 nëntor, megjithëse u çaktivizua nga ekipi i sigurisë.

Ministrja e mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, e cila po vizitonte sot qytetin port ukrainas të Odesës, tha se letrat bomba nuk do ta pengonin vendin e saj të mbështeste “kauzën e drejtë” të Ukrainës.

“Ajo që duhet të jetë shumë e qartë është se asnjë nga këto dërgesa apo ndonjë veprim tjetër i dhunshëm nuk do të ndryshojë angazhimin e qartë dhe të vendosur të Spanjës, vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të mbështetur Ukrainën”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat