Kievi pretendon se Rusia ka përdorur armë të ndaluara kimike

Bota

Kievi pretendon se Rusia ka përdorur armë të ndaluara kimike

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Marina ukrainase ka akuzuar Rusinë se ka përdorur armë të ndaluara kimike kundër forcave ukrainase në lindje të shtetit.

Përmes një postimi në Facebook më 4 dhjetor, marina tha se Rusia ka lëshuar nga dronët granata me kloropicirin.

Megjithatë, marina tha se trupat ukrainase kanë përdorur mbrojtje kimike “për të mbrojtur veten nga efekti i fortë irritues” i kësaj substance të ndaluar.

Në nëntor, Politico, duke cituar burime, kishte raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, kishte shprehur frikën se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, nëse trupat e saj do të përballen me humbje në fushëbetejë.

Sipas këtij raportimi, SHBA-ja ishte thënë se së bashku me aleatët e saj duhet të bëhet gati nëse përdoren armë të tilla.

Kloropicirini – që ishte zhvilluar si helm me gaz gjatë Luftës së Parë Botërore – thuhet se u shpërnda duke përdorur granata të llojit K-51.

Pretendimet e marinës ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Deri më tani, Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt – nuk ka reaguar për këto akuza të Kievit. /REL/

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat