​Zelensky kërkon që atletët rus të mos lejohen në Lojërat Olimpike

Bota

​Zelensky kërkon që atletët rus të mos lejohen në Lojërat Olimpike

Më: 30 janar 2023 Në ora: 15:06
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se lejimi i Rusisë për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” do të jepte sinjale se "terrori është disi i pranueshëm" dhe se për këtë çështje ka biseduar me presidentin francez Emmanuel Macron.

Së fundi, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka thënë se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike, por Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë këto lojëra nëse atletët rusë dhe bjellorusë lejohen të garojnë.

“Përpjekjet për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë përpjekje për t'i thënë të gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm", tha Zelensky në fjalimin e tij.

Rusia nuk duhet të lejohet të përdorë Lojërat Olimpike ose ndonjë ngjarje tjetër sportive si propagandë për agresionin e saj ose shovinizmin e saj shtetëror", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat