Ukraina merr sinjale pozitive për avionët luftarakë, këshilltari i Zelensky: Polonia ka shprehur gatishmërinë

Bota

Ukraina merr sinjale pozitive për avionët luftarakë, këshilltari i Zelensky: Polonia ka shprehur gatishmërinë

Më: 30 janar 2023 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Polonia mund të jetë e gatshme t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë F-16 për të ndihmuar betejën e saj kundër Rusisë, ka sugjeruar këshilltari më i lartë i presidentit ukrainas.

Ukraina ka rritur lobimin e saj për avionët luftarakë në ditët e fundit, pasi Gjermania dhe SHBA ranë dakord të dërgonin tanke në vijën e frontit.

“Puna për marrjen e avionëve luftarakë po F-16 vazhdon”, tha Andriy Yermak në një postim në Telegram, teksa shtoi:  Ne kemi sinjale pozitive nga Polonia, e cila është e gatshme t’i përcjellë tek ne në koordinim me NATO-n.

Megjithatë, kryeministri i Polonisë ka theksuar se çdo vendim për dërgimin e avionëve luftarakë do të vinte në “koordinim të plotë” me aleatët e NATO-s të vendit të tij, sipas The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat