Zelensky: Situata në Ukrainën lindore po bëhet e vështirë

Bota

Zelensky: Situata në Ukrainën lindore po bëhet e vështirë

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Situata në vijat e frontit lindor të Ukrainës po bëhet e vështirë, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trupat ukrainase po përballen me një situatë shumë të vështirë në qytetet: Donetsk - Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman, Zelensky.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ushtarët ukrainas po izolohen në Bakhmut.

Kjo erdhi pasi ministri i mbrojtjes i Ukrainës përsëriti pikëpamjen se një ofensivë e re ruse pritet këtë muaj.

Në një konferencë shtypi, Oleksiy Reznikov tha se jo të gjitha armatimet perëndimore do të kenë mbërritur, por Ukraina ka rezerva.

Ministri i Mbrojtjes konfirmoi gjithashtu se trupat do të fillojnë stërvitjen mbi tanket Leopard të prodhimit gjerman nga e hëna, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Reznikov tha gjithashtu se Ukraina kishte negociuar furnizimin e raketave të reja me rreze të gjatë veprimi me rreze 90 milje (150 km) dhe u zotua të mos i përdorë ato kundër territorit rus - vetëm kundër njësive ruse në zonat e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat