A mund të kryejë Ukraina më shumë sulme brenda Rusisë?

Bota

A mund të kryejë Ukraina më shumë sulme brenda Rusisë?

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Ukraina ka aftësi për të goditur Rusinë në territorin e saj, ka thënë një zyrtari i shtetit ukrainas.

Ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë përgjatë krahut lindor, Oleklsiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, pohoi se “për sa i përket territorit rus, askush nuk na ndalon të shkatërrojmë objektivat me armë të prodhuara në Ukrainë”.

“A kemi armë të tilla? Po, kemi”, deklaroi ai, raporton skynews.

Perëndimi nuk po i dërgon armë me rreze të gjatë Ukrainës ndërsa kanë kërkuar garanci se këto armë nuk do të përdoren brenda vetë Rusisë.

Megjithatë, muajin e kaluar gjeneral-major Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës së Ukrainës, parashikoi sulme “gjithnjë e më thellë” brenda Rusisë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat