‘Cili mendoni se është i vërteti?’: Dyshime nëse ishte Putini ai që vizitoi Mariupolin në Ukrainë

Bota

‘Cili mendoni se është i vërteti?’: Dyshime nëse ishte Putini ai që vizitoi Mariupolin në Ukrainë

Më: 20 mars 2023 Në ora: 16:03
Vladimir Putin

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm ukrainas ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet “Putini në tri versione”.

Në këtë drejtim ai ka ngritur dilemat nëse ai që vizitoi të dielën Mariupolin në Ukrainë, ishte me të vërtetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Cili mendoni se është i vërteti?”, ka shkruar Gerashchenko në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Twitter.

Dhe sigurisht ka pasur komente të shumta me njërin prej tyre që thoshte se “Putini definitivisht nuk shkoi në Mariupol”.

Lexo po ashtu:

Putin vizitoi Mariupolin 'për herë të parë dhe të fundit', thotë një zyrtar ukrainas – një tjetër 'ia bën gati trenin për në Hagë'

Ndryshe, udhëtimi i Putinit në Mariupol ishte i pari në territorin e pushtuar që nga fillimi i agresionit vitin e kaluar.

Ai erdhi pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus.

Mariupol u rrafshua me tokë kur u pushtua nga Rusia në ditët e para të luftës.

Popullsia e saj tani është vetëm një e dhjeta e asaj që ishte para konfliktit, kanë thënë ukrainasit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat