SHBA: Vizita e presidentit kinez “sugjeron se Kina nuk mendon se Kremlini duhet të përballet me përgjegjësi”

Bota

SHBA: Vizita e presidentit kinez “sugjeron se Kina nuk mendon se Kremlini duhet të përballet me përgjegjësi”

Nga: A.SH Më: 20 mars 2023 Në ora: 19:48
Foto nga takimi

Vizita e Xi Jinping në Rusi disa ditë pasi u lëshua një urdhër-arrest ndërkombëtar për arrestimin e Vladimir Putin sugjeron se Kina nuk mendon se Kremlini duhet të mbajë përgjegjësi për mizoritë në Ukrainë, kanë thënë SHBA.

Antony Blinken, sekretari i shtetit, tha se në vend që të "dënonte" Kremlinin, Kina "ofroi mbulesë diplomatike për Rusinë që të vazhdojë të kryejë ato krime të rënda".

Putin akuzohet se është përfshirë drejtpërdrejt në rrëmbimin e fëmijëve ukrainas, që përbën një krim lufte.

Urdhri i arrestit, i lëshuar të premten nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, u hodh poshtë si "i egër" dhe "i pavlefshëm" nga Kremlini.

Së bashku me Kinën dhe SHBA-në, Rusia nuk është në mesin e 123 vendeve që janë anëtare të ICC, të cilat janë të detyruara të arrestojnë zotin Putin nëse ai arrin në territorin e tyre.

Joe Biden, presidenti amerikan, mbështeti vendimin e gjykatës për lëshimin e urdhër-arrestit, duke e përshkruar atë si "të justifikuar" gjatë fundjavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat