Putin: Rusia dhe Kina nuk krijojnë një aleancë ushtarake

Bota

Putin: Rusia dhe Kina nuk krijojnë një aleancë ushtarake

Nga: A.SH Më: 26 mars 2023 Në ora: 11:16
Vladimir Putin

Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake, tha presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë televizive të transmetuar të dielën, duke deklaruar se bashkëpunimi ushtarak i dy vendeve ishte transparent, njoftuan agjencitë e lajmeve.

Putin tha gjithashtu se fuqitë perëndimore po ndërtonin një "bosht" të ri, që kishte disa ngjashmëri me aleancën e Gjermanisë dhe Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Interfax citoi Putinin të ketë thënë:

Ne nuk po krijojmë asnjë aleancë ushtarake me Kinën.

Po, kemi bashkëpunim në sferën e ndërveprimit ushtarako-teknik. Ne nuk e fshehim këtë.

Gjithçka është transparente, nuk ka asgjë sekrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat