Këshilltari i Zelenskyt: Deklarata e Putinit për armët bërthamore, tregon se ka frikë nga humbja

Bota

Këshilltari i Zelenskyt: Deklarata e Putinit për armët bërthamore, tregon se ka frikë nga humbja

Më: 26 mars 2023 Në ora: 17:57
Vladimir Putin

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili tha se do të vendoste armë bërthamore në Bjellorusi.

Podolyak u shpreh se deklarata e Putinit, tregon se ai ka frika nga humbja, shkruan CNN.

Putini është shumë i parashikueshëm. Duke bërë një deklaratë për armët bërthamore në Bjellorusi, ai pranon se ka frikë nga humbja dhe gjithçka që mund të bëjë është të trembë me taktika,” theksoi ai.

E dyta. Ai deklaron edhe një herë përfshirjen e tij në krim. Shkelja e traktatit për armët bërthamore,” shtoi Podolyak.

Bjellorusia, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë në kufirin e gjatë verior të Ukrainës, është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Ky shtet ndihmoi Rusinë  të nisë pushtimin e Ukrainës  në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat