Franca s’mund ta ndërmjetësojë paqen në Ukrainë pasi është “e përfshirë” në konflikt, thotë Kremlini

Bota

Franca s’mund ta ndërmjetësojë paqen në Ukrainë pasi është “e përfshirë” në konflikt, thotë Kremlini

Më: 10 prill 2023 Në ora: 16:38
Kremlini

Franca nuk mund të ndërmjetësojë një paqe në Ukrainë sepse  është “e përfshirë në mënyrë indirekte dhe direkte në këtë konflikt”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov shtoi se është ende e vështirë të imagjinohet ndonjë përpjekje ndërmjetësimi.

Javën e kaluar, Emmanuel Macron i bëri thirrje homologut të tij kinez Xi Jinping që “ta sjellë në vete Rusinë dhe t’i kthejë të gjithë në tryezën e bisedimeve” për luftën në Ukrainë.

Macron po vizitonte Pekinin me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila tha se pret që Kina të promovojë një paqe të drejtë që respekton sovranitetin e Ukrainës.

Pas një takimi mes treshes, Von der Leyen tha se Xi shprehu gatishmërinë e tij për të folur me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa vazhdon të refuzojë të dënojë Rusinë për pushtimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat