Kina bëhet eksportuesi i parë në botë i veturave, kalon Japoninë

Bota

Kina bëhet eksportuesi i parë në botë i veturave, kalon Japoninë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Kina thotë se është bërë eksportuesi i parë në botë i veturave pasi ka kaluar Japoninë në tremujorin e parë të vitit.

Të dhënat zyrtare të lëshuara javën e kaluar tregojnë se Kina ka eksportuar 1.07 milionë vetura gjatë tre muajve të parë të vitit. Kjo përbën ngritje prej 58 përqind krahasuar me çerekun e parë të vitit 2022, raporton BBC.

Në të njëjtën kohë, Japonia zuri të eksportojë 954 mijë e 185 vetura, apo gjashtë përqind më shumë se në vitin e kaluar.

Eksportet e Kinës u shtuan pas kërkesës për vetura elektrike dhe shitjes së tyre në Rusi.

Gjatë vitit të kaluar Kina kishte kaluar Gjermaninë, duke u bërë e dyta në botë për eksportim veturash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat