Macron: Ardhja e Zelenskyt në G7 është një mënyrë për të ndërtuar paqen

Bota

Macron: Ardhja e Zelenskyt në G7 është një mënyrë për të ndërtuar paqen

Më: 21 maj 2023 Në ora: 08:33
Foto nga takimi

Prezenca e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e G7 në Hiroshima, “është një mënyrë për të ndërtuar paqen”, tha presidenti francez Emmanuel Macron para gazetarëve në Japoni të dielën.

Vënia e aeroplanit francez në dispozicion të liderit ukrainas për ta transportuar fillimisht në samitin e Ligës Arabe, pastaj në G7 në Japoni, tregon “një Francë që ndërton paqen dhe kërkon zgjidhje”, shtoi Macron.

Sipas tij, vizita e Zelensky në Jeddah të premten i lejoi atij “të marrë mbështetje shumë të qartë nga Arabia Saudite dhe disa fuqi në rajon … që është një pikë kthese e vërtetë”.

Në G7 në Hiroshima, Volodymyr Zelensky gjithashtu “do të flasë përpara disa fuqive botërore që ndonjëherë janë të ekspozuara vetëm ndaj një diskursi”, tha presidenti francez, duke iu referuar vendeve si Brazili dhe India që janë ftuar në samit.

Emmanuel Macron i bëri thirrje botës që të mos vendoset për një armëpushim të mundshëm midis Kievit dhe Moskës. Do të ishte “një gabim për të gjithë ne”, sepse “përvoja na ka mësuar se një konflikt i ngrirë do të jetë një luftë për nesër,” tha ai.

Presidenti francez donte të ishte “shumë i kujdesshëm” për situatën në qytetin ukrainas të Bakhmut, epiqendra e luftimeve dhe skena e betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme që nga sulmi rus në shkurt 2022, të cilën Rusia tha të shtunën se e kishte kapur plotësisht.

“I takon autoriteteve ukrainase të thonë se si po zhvillohet situata në terren me forcat e tyre”, tha për fund presidenti francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat