Më shumë se 270 fëmijë nga Belgorod mbërrijnë në Krime

Bota

Më shumë se 270 fëmijë nga Belgorod mbërrijnë në Krime

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 21:05
Ukrainë

Fëmijë nga rajoni kufitar rus Belgorodit kanë mbërritur në Krime.

Rreth 277 fëmijë mbërritën në një spital të specializuar në Brigantina pranë Evpatoria, sipas ministrit të Shëndetësisë në Belgorod, Andrey Ikonnikov.

Më 1 qershor, kreu i Krimesë i instaluar nga Rusia, Sergei Aksyonov, shkroi në kanalin e tij Telegram se Krimea ishte e gatshme të ofronte ndihmë për rajonin pasi u vu nën një sërë sulmesh, shkruan Skynews.

Më herët sot, ushtria ruse tha se zmbrapsi inkursionin e fundit ukrainas në zonën kufitare.

Kievi nuk ka komentuar mbi akuzat, por ka mohuar përfshirjen në sulmet e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat