Sfida e Tiktokut i kushton me jetë influencerit të njohur

Bota

Sfida e Tiktokut i kushton me jetë influencerit të njohur

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një influencues kinez është bërë i dyti që vdes brenda një muaji për shkak të sfidës së pijes drejtpërdrejtë në rrjetin social TikTok.

Zhong Yuan Huang Ge, 27 vjeç, i njohur gjithashtu si “Brother Huang”, vdiq nga konsumimi i tepërt i alkoolit më 2 qershor.

Vdekja u konfirmua nga gruaja e tij në median kineze Jimu News të martën, e cila ka thënë se ai po përpiqej të fitonte para për të shlyer borxhet e tij.

Ky është incidenti i dytë në një muaj, pasi influencuesi tjetër nga Kina, “Brother Three Thousand”, 34 vjeç, u gjet i vdekur menjëherë pasi u pa duke konsumuar sasi të tepërta alkooli në Douyin, versioni kinez i TikTokut.

Në një video drejtuar 176 mijë ndjekësve të tij, Huang kishte filmuar veten duke pirë dhjetëra shishe alkool,shkruan DailyMail.

Gruaja e tij ka thënë se do të punonte për pjesën tjetër të jetës për të paguar borxhet e tetë vjetëve të burrit të saj, sipas Straits Times.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat