Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas të pajisur fuqishëm ia mësyjnë llogores së rusëve

Bota

Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas të pajisur fuqishëm ia mësyjnë llogores së rusëve

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 17:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra ushtarë ukrainas ia kishin mësyrë një llogoroje ruse të mobilizuar e të përgatitur për të sulmuar.

Kjo sipas disa pamjeve të cilat po përhapen së fundmi në rrjetin social Twitter.

Ushtarët ukrainas të cilën erdhën me së paku dy tanke, e kishin rrethuar llogoren e forcave kundërshtare.

Ata ishin të pajisur me armë dhe po ecnin ngadalë drejt llogores për t’i qëlluar më pas ushtarët rusë me armë dhe me predha.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet dhe kur, por ushtria ukrainase thuhet se ka nisur tanimë kundërofensivën e saj të shumëpritur. Videoja në fjalë nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat