Papa Benedikti XVI jep dorëheqje

Bota

Papa Benedikti XVI jep dorëheqje

Më: 11 shkurt 2013 Në ora: 12:32

Papa Benedikti i 16-të do të lërë Papatin më 28 shkurt. Njoftimin e ka dhënë vetë Ati i Shenjtë, në latinisht.

Papa ka shpjeguar se prej disa kohësh kishte nisur të ndjente peshën e detyrës dhe pasi e kishte menduar gjerë e gjatë kishte marrë vendimin për të mirën e Kishës. "Fuqia dhe mosha e avancuar, nuk janë aq të volitshme për të ushtruar detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme", është shprehur Papa Benedikti."Të dashur vëllezër, ju falenderoj me zemër për të gjithë dashurinë dhe bashkëpunimin që më keni ofruar këto vite dhe kërkoj falje për të gjithë defektet e mia", u shpreh Papa.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Vatikani, i cili siguron se vendi bosh do të qëndrojë i tillë për një kohë tepër të shkurtër.

Joseph Ratzinger ka lindur në 16 prill të vitit 1927 dhe u zgjodh Papë nga konklava e zhvilluar në 19 prill të vitit 2005, fill pas vdekjes së Gjon Palit II.

"Një rrufe në qiell të hapur", kështu u shpreh kardinali Angelo Sodano pas marrjes së lajmit.

Lajmi i largimit të Papës, ka bërë në pak minuta xhiron e botës. Ka qenë agjencia e lajmeve ANSA që e dha e para lajmin, e ndjekur më pas nëpër botë nga Reuters, CNN, Al Arabiya, France Presse dhe britanikes Telegraph e BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat