Kardinali më ngjyrë mund të bëhet Papa i ri

Bota

Kardinali më ngjyrë mund të bëhet Papa i ri

Më: 11 shkurt 2013 Në ora: 18:34

Në ditën kur Papa Benedicti XVI ka njoftuar se do të japë dorëheqje, kanë nisur edhe spekulimet se kush do ta zëvendësojë atë.

Si kandidati me më shumë gjasa shihet kardinali nga Gana, Peter Turkson, njëherësh kryetar i Këshillit të Papës për Drejtësi dhe Paqe.

Turkson është 64 vjeç dhe mosha është një favor për të, thonë mediat ndërkombëtare duke u thirrur në qarqet kishtare.

Nëse zgjidhet, kardinali Turkson do të ishte Papa i parë me ngjyrë.

Ndryshe, Vatikani ka njoftuar të hënën se Papa Benedicti XVI do të japë dorëheqje më 28 shkurt, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai është Papa i parë që jep dorëheqje në gati 600 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat