Papa Benedicti XVI do të përshëndetet me besimtarët e krishterë më 27 shkurt, në Sheshin e Shën Pjetrit.
Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, ka thënë se nuk është paraparë ndonjë manifestim i veçantë për largimin e Papës, të paralajmëruar për 28 shkrut, rreth orës 19.
“Papa do të lërë funksionin në këtë kohë sepse ajo është koha kur zakonisht përfundon ditën e punës”, ka thënë Lombardi.
Benedicti XVI ka paralajmëruar dorëheqjen nga papati të hënën.
Kjo është hera e parë që një papë heqë dorë nga detyrat e tij në gati 600 vjet.