Papa mban meshën e fundit publike

Bota

Papa mban meshën e fundit publike

Më: 13 shkurt 2013 Në ora: 19:41

Papa Benedicti XVI ka mbajtur meshën e fundit publike, para se të japë dorëheqje më 28 shkurt.

Shërbesa ka qenë për të Mërkurën e Hirtë dhe është mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Gjatë predikimit të tij, ai ka folur edhe për dorëheqjen dhe ka kërkuar lutjet e besimtarëve.

Po sot, Papa ka folur edhe para një audience të hapur në sallën e Vatikanit, ku kanë qenë të tubuar mijëra njerëz.

Papa ka thënë se dorëheqja e tij “është në të mirë të Kishës”.

“Jam i vetëdijshëm për rëndësinë e vendimit, por edhe për zvogëlimin e forcës sime shpirtërore dhe fizike”, ka thënë Benedicti XVI.

Ai do të heqë dorë nga detyrat e Papatit më 28 shkurt.

Kjo është dorëheqja e parë e një pape në gati 600 vjet.

Papa i ri duhet të zgjidhet deri në fund të muajit mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat