Liderët e botës i dënojnë sulmet me bomba në Boston

Bota

Liderët e botës i dënojnë sulmet me bomba në Boston

Më: 16 prill 2013 Në ora: 12:49

Liderët botërorë po i dënojnë sulmet vdekjeprurëse me bomba në Maratonën vjetore në Boston, në shtetin amerikan, Masaçusets.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dy eksplodimet në linjën e finishit të maratonës, i ka cilësuar si të “tmerrshme, që ndodhën në një ngjarje të njohur për sjelljen e njerëzve së bashku nga e gjithë bota”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dënuar “krimin barbar” dhe Shteteve të Bashkuara u ka ofruar ndihmën e Rusisë.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se vendi i tij ndjen “dhembje dhe vuajtje, që del nga ky incident”.

Nga këto eksplodime u vranë tre njerëz dhe u plagosën më se 100 të tjerë. Aktualisht asnjë i dyshuar nuk gjendet në arrest dhe askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për sulmin.

Hetuesit amerikanë të udhëhequr nga agjencia FBI po i analizojnë video xhirimet e bëra nga shikuesit, si pjesë e kërkimeve për ata që i kryen këto sulme me bomba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat