SHBA: Zbulohen detaje për bombën e Bostonit

Bota

SHBA: Zbulohen detaje për bombën e Bostonit

Më: 17 prill 2013 Në ora: 13:33

Pamjet nga “Homeland Security” dhe një buletin i FBI-së tregojnë mbetjet e një çante shpine të ngjyrosur me ngjyrë të errët dhe mbetjet e asaj që mund të ketë qenë një tenxhere me presion.

Pamje nga hetimet e FBI-së për sulmin vdekjeprurës në Boston kanë hedhur dritë mbi bombat e përdorura aty.

Pamjet nga “Homeland Security” dhe një buletin i FBI-së tregojnë mbetjet e një çante shpine të ngjyrosur me ngjyrë të errët dhe mbetjet e asaj që mund të ketë qenë një tenxhere me presion.

3 persona ndërruan jetë, mes të cilëve edhe një djalë 8-vjecar, dhe mbi 170 të tjerë u plagosën, kur dy bomba shpërthyen pranë vijës së përfundimit të maratonës.

Pritet që nesër, presidenti Barack Obama të udhëtojë drejt Bostonit, për memorialin.

Agjenti special i FBI-së, Richard DesLauriers, ka thënë gjatë një konference për shtyp se pjesë najloni janë gjetur në skenë, së bashku me fragmente të kuzhinetave dhe gozhdë, të cilat “mbaheshin me shumë mundësi në një pajisje si tenxhere me presion”.

Këto pjesë janë dërguar në laboratorin e agjencisë në Quantico të Virginia-s, ku ekspertët do të rindërtojnë pajisjen për të kuptuar krijimin e saj dhe komponentët përbërës.

Duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp, guvernatori i Massachusetts, Deval Patrick, tha se komuniteti i Bostonit do të “marrë veten dhe do të shërohet” nga ky sulm.

Presidenti Obama ndërkaq do të mbajë një fjalë rasti në një shërbim ndërfetar në Boston për viktimat gjatë mëngjesit së të enjtes. Ndërsa Shtëpia e Bardhë njoftoi se Obama ka anuluar një udhëtim të planifikuar për në Kansas, për të folur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat